Besa fitoi derbin ndaj Kastriotit

17 nëntor 2019 | 10:35

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe një derbi në Superligën e Kosovës në hendboll.

Besa të shtunën në Pejë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 45:33. Që në pjesën e parë skuadra pejane krijoi epërsi bindëse (22:13). Besa ka shënuar fitoren e nëntë rresht dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë, dy më tepër se Prishtina.

D. Tahirukaj ishte më efikasi te Besa me 12 gola. Shtatë gola i shënoi E. Gjuka. Te Kastrioti, B. Syla shënoi dhjetë herë. F. Mustafa realizoi gjashtë gola. Kastrioti është i katërti me 12 pikë.
Të shtunën u luajtën edhe tri ndeshje tjera të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Llapi fitoi bindshëm ndaj Dritës në Podujevë, ndërsa Vëllaznimi arkëtoi dy pikë në Drenas duke e mposhtur Drenicën me rezultat 40:30.

Ndeshja më interesante është luajtur në Prizren në mes të Prizrenit e Vushtrrisë. Ndeshja nuk dha fitues, përfundoi baras, 31:31. Pas pjesës së parë vushtrriasit kishin dy gola epërsi (16:14), por në të dytën vendasit arritën te pika e madhe.

Besa Famgas – Kastrioti 45:33 (22:13)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 6, Vokshi, Jupa 5, Y. Muqolli 2, Mushkolaj 1, Luzha, Visoka 1, Tahirukaj 12, Kukrika 1, Prce 4, Ramosaj, Kouri 4, Thaqi, Gjuka 7, J. Muqolli 2.
Kastrioti: Azemi, Jupa, Syla 10, A. Dugolli 5, Qerimi, Selmani, Bislimi 2, Shabani 5, Ramadani 3, D. Dugolli, Rudari 1, Mustafa 6, Esati, Brahimi, Bytyqi.

Drenica – Vëllaznimi 30:40 (10:21)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 13, Zeka 4, Baliu, Batatina 1, Binaku 4, Hamza 3, Sahiti 5, Zariqi, Thaqi.
Vëllaznimi: Hoxha, Fana 3, Rama 5, Neziri 8, Morina, Rexha 8, Luzha 3, Halili 4, Lluka 9, Mamusha, Pozhegu.

Llapi – Drita 45:23 (23:8)

Llapi: Hyseni, Mani, Havolli 3, Beshiri 3, Bogujevci 2, A. Mani, Sejdiu, Visoka 6, Hasani 7, Osmani, Muçiqi 7, Hoxha 9, Maloku 2, J. Mani 7.
Drita: Veliu 3, Latifi 6, Sllamniku 4, Tosku 4, Shkodra 3, Kurti 2, Hasani 1, Asllani.

Prizreni – Vushtrria 31:31 (14:16)

Prizreni: Koro, Etemi, S. Krasniqi 4, Topalli, Bytyqi, Thaqi, O. Krasniqi, Leka 3, Mehmeti 5, Ferati, Ahmetaj, A. Krasniqi, Spahija 7, Gashi 1, Skenderi 3, Zherka 3.
Vushtrria: Krasniqi, Pllana, Jashari 1, Musa 4, Karaqa, Klinaku 11, Selaci 2, Emini, Miftari, Arb. Karaqa, F. Musa 3, Abazxhiku 1, Gubetini 4, Melenica.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtegtime nëpër Atdhe (XXII) Shkruan: Berat Luzha- E kemi shumë…