Bislimi kërkon lejen e Osmanit për ta nënshkruan marrëveshjen IPA 2021

10 gusht 2022 | 11:41

Presidentes Vjosa Osmani i është kërkuar autorizimi për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2021 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Kërkesa është bërë në mbledhjen e qeverisë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Me këtë rast,  Bislimi ka thënë se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt.

Ai ka njoftuar gjithashtu kabinetin qeveritar edhe për zbatimin e Programit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës prill-qershor 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një rast një në një milion, një çift në…