Borelli në librin e tij: Nuk ishte lehtë të shmangej konflikti i plotë Kosovë-Serbi

15 prill 2024 | 11:41

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, në një libër botuar kohëve të fundit të titulluar “Evropa në mes dy luftërash” ka shkruar edhe për tensionet e vazhdueshme tash e tri vjet në mes të Kosovës dhe Serbisë për çfarë ka vlerësuar se “nuk ishte e lehtë që të qetësohej situata dhe të shmangej konflikti i plotë”.

“Në vend të avancimin drejt normalizimit të marrëdhënieve për ta bërë Evropën më të sigurt dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për njerëzit në rajonit, koha dhe energjia jonë u përthithën nga menaxhimi i krizës, barrikadat dhe kërcënimet e dhunës në gjysmën e dytë të 2022. Nuk ishte e lehtë të qetësohej situata dhe të shmangej një konflikt i plotë”, ka shkruar Borrell, siç e ka cituar  “Albanian Post”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur sërish për anëtarësimin…