Brazili e la jashtë Kupës së Botës, ky është reagimi i Firminos

09 nëntor 2022 | 12:08

Brazili e ka shpallur listën për Kupën e Botës, por në të mungon sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino.

Pavarësisht faktit se trajneri Tite e la jashtë këtij kompeticioni, Firmino ka pasur vetëm fjalë të mira për shokët që u zgjodhën për të udhëtuar drejt Katarit.

“Gjërat nuk shkuan siç i kam imagjinuar ose siç i kam ëndërruar gjithë jetën, por unë shoh prapa dhe jam falënderues ndaj Zotit sepse ai ma mundësoi ta jetoja këtë ëndërr në vitin 2018. Shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë ata që u ftuan”, ka thënë ylli i Liverpoolit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka dhuruar donacion në vlerë mbi 16 mijë…