Bytyqi mori pjesë në shënimin e 92-vjetorit të shkollës “Maxhun Çekaj” në Irzniq

10 maj 2019 | 12:26

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë në shënimin e 92-vjetorit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq të Deçanit.

“Ajo çka na obligon, veçanërisht mësimdhënësit, që përtej angazhimit dhe përkushtimit për edukimin e brezave të rinj, ta kenë edhe një angazhim shtesë, që t’ia shtojnë krenarinë kësaj ane, me ofrimin e një edukimi më të mirë”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se të rinjtë tanë duhet të përgatiten për udhëheqje dhe zhvillim të vendit tonë.

Bytyqi ka theksuar se MAShT-it, në përkrahje të plotë nga Qeveria e Kosovës, është e angazhuar shumë seriozisht, që jo vetëm të përkrahë çdo institucion arsimor në Kosovë me infrastrukturë sa më të mirë, por edhe në ngritjen e cilësisë, në mënyrë që të rinjtë tanë të marrin dijen dhe shkathtësitë e nevojshme.

Në këtë ceremoni, drejtuesit e shkollës, i kanë ndarë mirënjohje ministrit Bytyqi për angazhimin e tij të vazhdueshëm që kjo shkollë të ketë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në krye të skuadrës kanë një strateg si…