Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë 

28 shkurt 2023 | 16:04

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet Kampionati Evropian për hendbollistet deri 19 vjet.

Shorti për këtë Evropian të Divizionit B u tërhoq të martën. Kosova U19 është në grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.

Në grupin B janë Austria, Polonia, Letonia e Izraeli.

Evropiani do të jetë një mundësi e mirë për të ngritur nivelin e hendbollisteve të reja. EHF-ja organizon dy kampionate të Divizionit B dhe një të Divizionit A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aneks marrëveshje për rrugën drejt normalizimit në mes të…