‘Çfarë është duke ndodhur në KEK? Ka rënie për 91.9 milionë euro’, Shala i PDK-së kërkon llogari nga qeveria Kurti

28 prill 2024 | 14:15

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka publikuar disa statistika të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku tregohet se ka rënie të fitimit të kësaj kompanie publike.

Ai ka kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga qeveria e Ministria e Ekonomisë.

“Çfarë është duke ndodhur në KEK!? A ka llogaridhënie dhe kush duhet të jap përgjegjësi? Për cilën përformancë na flet ministrja e Ekonomisë dhe qeveria? Nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milionë euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020? PS: Të dhënat dhe shifrat e bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën dhe të mërkurën zhvillohen gjysmëfinalet e para të…