Chelsea e dëshiron Hysajn

09 janar 2019 | 15:13

Trajneri i Chelsea-s, Maurizio Sarri, dëshiron që ta transferojë mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, që në janar, raporton ‘Standard’.

Sarri do që ta marrë mbrojtësin e Napolit si zëvendësim për Davide Zappacosta-n, i cili është në bisedime të avancuara me Lazio-n.

Sidoqoftë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, po ngurron që të merret vesh me Të kaltrit pasi që kishte mbetur i pakënaqur me mënyrën se si Sarri ishte larguar në drejtim të Stamford Bridge verën e kaluar, dhe e vlerëson 24 vjeçarin 45 milionë euro./k.kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Pavard një nga zbulimet më të bukura të Botërorit…