Çiklisti i njohur arrestohet për dhunë

10 gusht 2018 | 17:18

Jan Ullrish nuk po gjen dot paqe. Pas shumë problemeve me alkoolin dhe drogën, çiklisti gjerman është arrestuar në Frankfurt.

Sipas “Bild”-it, ai akuzohet për dhunë ndaj një prostitute. Çiklisti ishte kthyer nga Majorka për ta vazhduar terapinë e varësisë nga alkooli. Tashmë ai është në paraburgim.

Gjithashtu, media njofton se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës gjatë momentit të arrestimit. Fituesi i Turit të Francës ishte arrestuar edhe pak ditë më parë në Majorka për sulm ndaj fqinjit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka bërë…