Çitaku: Vlerat, virtytet, dhuntitë dhe kompetencat nuk kanë gjini

22 prill 2024 | 12:09

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka organizuar konferencën “Formësimi i paqes: Përfshirja e grave në procesin e paqes Kosovë-Serbi”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë  edhe sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Citaku. Ajo është shprehur se duhet të marrim seriozisht rekomandimet që do të dalin nga kjo konferencë.

“Po shpresojë që të gjithë përreth kësaj tavoline por edhe më gjerë do t’ i marrin seriozisht rekomandimet e juaja. Po ashtu do dëshiroja që kjo tryezë të ishte më gjithëpërfshirëse, sepse përfshirja e grave në proceset politike nuk duhet të jetë vetëm punë e grave. Kërkesa për gjithëpërfshirje nuk është një gjinore dhe nuk duhet të jetë një gjinore. Ne në PDK pikërisht për t’ ju ikur këtyre lloj ndarjeve kemi marrë vendim që forumin e gruas si të tillë ta shuajmë dhe po synojmë që të gjitha strukturat ndërtuese të partisë të jenë të përfaqësuara 50-50”, ka thënë Çitaku, duke shtuar se vlerat, virtytet, dhuntitë dhe kompetencat nuk kanë gjini.

“Fatkeqësisht gjithmonë tradicionalisht kanë ekzistuar dy tavolina, tavolina e parë ku janë marr vendimet e mëdha ku rëndom janë ulur burrat dhe tavolina dytë që janë trajtuar tema më të lehta që rëndom që janë ulur gratë. Fatkeqësisht ende ka tema të burrave dhe temave të grave, ku flitet për politikat e mbrojtjes, politikat e sigurisë, kur flitet edhe për politikën e jashtme, rëndom personat e parë që ftohen edhe në studio televizive edhe në panele të ndryshme edhe tavolina vendimmarrëse fatkeqësisht vazhdojnë të jenë vetëm burrat. Ne kemi një betejë kulturore para vetes si shoqëri dhe duhet të punojmë dhe të emancipohemi që vlerat virtytet, dhuntitë, kompetencat nuk kanë gjini”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri  i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në…