City dënohet nga UEFA

14 shkurt 2020 | 20:55

UEFA ia ka ndaluar Manchester Cityt pjesëmarrjen për dy sezone në Ligën e Kampionëve, derisa e ka gjobitur me 30 milionë euro, raporton BBC.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se City është dënuar pasi ka bërë “shkelje serioze” të rregulloreve të UEFA-s në licencat e klubit si dhe shkeljen e “fair-playt” financiar.

Kampioni anglez ka thënë se do të dërgojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, derisa thekson se janë të zhgënjyer, por jo të befasuar nga ky vendim paragjykues.

City nuk ka të drejtë të luajë në asnjë garë evropiane për sezonet 2020/21 dhe 2021/2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Redaktori, Bekim Kupina, është bërë këshilltar i kryeparlamentares së Republikës…