“Çmendet” Man City ofron 90 milionë euro për yllin e Barcelonës
04 maj 2026
| 15:16
Manchester City është gati të tronditë merkaton e verës me një ofertë prej 90 milionë eurosh për mbrojtësin 19-vjeçar të Barcelonës, Pau Cubarsi.
“Qytetarët” e shohin talentin katalanas si përforcimin ideal, duke vlerësuar pjekurinë dhe aftësinë e tij për të nisur lojën nga mbrojtja.
Për Barcelonën, kjo ofertë paraqet një dilemë të madhe, të arkëtojë një shifër rekord që do të ndihmonte financat e klubit, apo të mbrojë një nga shtyllat e projektit të ri.
Cubarsi konsiderohet i paprekshëm nga stafi teknik, pasi përfaqëson identitetin e “La Masia” dhe të ardhmen e mbrojtjes blaugrana për dekadën e ardhshme.



