Comani në shitje

26 tetor 2021 | 12:55

Bayern Munchen është i hapur ta shesë anësorin Kingsley Coman gjatë afatit kalimtar të dimrit në janar.

Kampioni gjerman e ka nxjerrë në shitje anësorin francez Coman, për shkak të mospajtimeve për marrëveshjen e re.

Bayerni dëshiron t’ia vazhdojë marrëveshjen 25-vjeçarit, e cila i mbaron më 2023, por ai ka kërkuar pagë të lartë vjetore prej 16 milionë eurove. Klubi bavarez nuk e ka ndërmend t’ia plotësojë atij këtë kërkesë, prandaj është i gatshëm ta shesë.

Francezi do të shihet hiç më larg se në janar, nëse Bayerni e pranon ndonjë ofertë të kënaqshme për të. Coman ka vuajtur nga lëndime të ndryshme gjatë kohës së tij në “Allianz Arena” dhe këtë i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Julian Nagelsmann deri tani këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar katër persona të cilëve…