Coutinho dëshiron të dëshmohet para Xavit

16 nëntor 2021 | 12:20

Philippe Coutinho nuk dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit nga Barcelona. Futbollisti brazilian ka kaluar në kohë të vështirë në “Camp Nou” që nga viti 2018, ku arriti për më shumë se 130 milionë euro nga Liverpooli. Coutinho, rrallë herë që ka impresionuar, derisa edhe ka kaluar një edicion në huazim, duke fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen.

Sezonin e fundit, Coutinho kaloi shumicën e kohës duke u shëruar nga lëndimi seriozë në gju, kurse këtë edicion ka zhvilluar më shumë paraqitje. Coutinho pritet të këtë mundësinë në “Camp Nou”, njësoi si të gjithë bashkëlojtarët, shkaku i arritjes së Xavi Hernandez.

Sipas “Sport”, Coutinho nuk do hap negociatat me ndonjë klub në afatin kalimtar dimëror. Braziliani vazhdon të synojë të dëshmojë vetën te blaugranasit dhe nuk është gati të largohet në mesin e sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ri i Shtimes, Qemajl Aliu, pas fitores përballë…