Crystal Palace interesohet për Lampardin

12 prill 2021 | 16:08

Frank Lampardi mund të rikthehet në pozitën e trajnerit në Premier League.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e skuadrës së Crystal Palace synojnë ta bindin ish-mesfushorin anglez për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Trajneri Roy Hodgson do të largohet në fund të këtij sezoni nga Crystal Palace.

Në listën e dëshirave të klubit anglez është edhe Lampardi. Lampardi aktualisht është i papunë pas largimit nga skuadra e Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në…