Daçiq: Nuk do të ndërhyjmë në Kosovë

27 maj 2023 | 17:09

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Serbia me ngritjen e nivelit të gatishmërisë luftarake nuk po përgatitet të ndërhyjë në Kosovë, por të jetë e gatshme “për të gjithë skenarët”.

“Ne me siguri do të mbrojmë popullin tonë, shpresojmë që (nevoja për ndërhyrje ushtarake) të mos vijë”, tha Daçiç, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Duke komentuar përshkallëzimin e fundit të tensioneve në veri të Kosovës të premten, Daçiq tha se mund të jetë kjo “një nga situatat më të rrezikshme”.

“Po godasin atë që është baza e mbijetesës së popullit serb në veri të Kosovës, që është pushteti lokal që duhet ta mbajmë. Këtu nuk ka popullsi të përzier, e thuani se aty ka shqiptarë.

Trembëdhjetë serbë votuan në të ashtuquajturën zgjedhjet. Tani keni disa këshilltarë të rinj dhe kryetarë komunash dhe që në fillim kemi thënë se kjo lëvizje mund të shkaktojë konflikte të mëdha dhe e kemi paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare e bindi Beogradin për të kundërtën.

“Kur ndodh diçka e tillë, thonë se nuk kanë mundur të bëjnë asgjë tjetër, ai është i çmendur, është ekstremist dhe është një realitet i ri që askush nuk po e rregullon, por thonë “hajde të vazhdojmë”, tha Daçiq.

Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdimisht po merret me krijimin e krizave dhe se pozita e popullit “po bëhet gjithnjë e më e keqe”.

“Ne nuk jemi për konflikte, ne jemi për zgjidhje paqësore të të gjitha çështjeve, por të gjithë duhet ta dinë se e gjithë Serbia qëndron prapa popullit tonë në Kosovë , prandaj (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq urdhëroi që të të ngrihet niveli i gatishmërisë luftarake, jo sepse po përgatitemi të ndërhyjmë, por të jemi të përgatitur për të gjitha skenarët”, tha Daçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liria ka fituar në barazhin e Ligës së Parë ndaj…