Daja: Liria i mungonte prej disa vitesh Superligës

20 tetor 2023 | 16:49

Kampioni në fuqi i Superligës, Ballkani, nuk ka lejuar befasi në ndeshjen që e zhvilloi sot ndaj Lirisë, pasi arriti fitore me përmbysje me rezultat bindës 4-1.

Trajneri Ilir Daja e ka lavdëruar skuadrën kundërshtare për lojën dhe rastet e krijuara, derisa ka thënë se Ballkanit i ndihmoi shënimi i golit në fillim të pjesës së dytë.

“Do të thosha se Liria bëri futboll goxha të mirë në pjesën e parë dhe kaloi në epërsi. Rikthimi i Lirisë në Superligë është gjë e mirë. I përshëndes edhe tifozët për korrektësinë e tyre, që kishin ardhur për ta përkrahur skuadrën. Liria i mungonte prej disa vitesh Superligës. Përveç që shënuan gol, patën edhe disa raste. Neve na ndihmoi shënimi i golit në fillimin e pjesës së dytë, më pas goli i dytë erdhi shpejt. Në pjesën e dytë patëm ritëm dhe tani na pret ndeshja e vështirë me Astanan”, ka deklaruar pas ndeshjes Ilir Daja, trajner i Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi 31-vjeçar koreano-jugor Son Heung-Min ka rilindur këtë sezon, duke…