Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

27 nëntor 2026 | 14:31

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, ka thënë se nuk ka asnjë pikë besimi që Gjykata e Apelit në Hagë do ta ndryshojë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, me të cilin katërshja e UÇK-së është dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Në një intervistë për gazetaren e “Klan Kosova”, Endrita Bajrami, Krasniqi është shprehur pesimist për mundësinë e ndryshimit të vendimit.

Ai ka thënë se, përmes këtij dënimi, po tentohet të barazohet lufta për lirinë e Kosovës me krimet që Serbia ka kryer në vendin tonë.

“Asnjë pikë besimi nuk e kam në Gjykatën e Apelit, as e kam pasë. Kanë luftu për vendin e vet dhe i kanë marrë pa kurrfarë të drejte. Po dojnë me ba barazim me Serbinë që ka ba krime. Këta janë çlirimtarë dhe apet kanë me i dënu”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka përmendur edhe rastin e Salih Mustafës, i njohur si Cali, duke thënë se nuk pret ndryshime të mëdha në vendimin e Apelit, raporton “Klankosova.tv”.

“Ndoshta ndryshon diçka pak, po ajo s’është kurgjo. Calit tri vjet ia kanë heqë, dy vjet… 25 vjet burg me u denu duhet me pasë fakte, s’ka pasë fakte”, është shprehur ai.

Daut Krasniqi ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të kësaj gjykate, duke kërkuar që vendimet të bazohen në fakte dhe jo në dëshmi që ai i cilëson si të pavërteta.

“Asnjë njeri nuk u çu me thanë Jakup Krasniqi e ka bo këtë. Gjykata duhet me qenë me fakte, jo me rrena e spiunë të Serbisë. Çka ki me ba, pare po marrin, fytyrë s’kanë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ismet Sylejmani Hydajet Hyseni, Jim Xhema dhe Faik Rexhepi janë…