De Biasi: Juve dhe Interi do të luftojnë deri në fund për ‘Scudetto’

25 janar 2024 | 16:17

Gianni De Biasi prej një muaji nuk drejton më Azerbajxhanin dhe vëmendja e tij tashmë është te kampionati italian.

Lidhur me garën e titullit në Serinë A, trajneri që çoi Shqipërinë në Evropianin e vitit 2016 ka deklaruar: “Është një duel që e ka fillesën nga fillimi i sezonit. Interi dhe Juventusi kanë realizuar shumë pikë dhe do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund. Për mendimin tim, Juventusi ka ndryshuar lojën e tij, më parë kishin një fazë të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme mbrojtëse, por prej një muaji kam parë një evolucion në lojën e tyre dhe kjo më bën të mendoj se kjo është një skuadër e gatshme për të bezdisur Interin deri në fund”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër, Ragip…