De Bruyne: Askush nuk beson se do jetë e lehtë kundër Interit

09 qershor 2023 | 12:59

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku foli për finalen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Fantazisti belg u shpreh se Inter është një ekip mjaft i fortë dhe jo më kotë është në finale.

“Nuk mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk je një ekip i fortë. Interi fitoi Coppa Italia, triumfuan pothuajse në çdo ndeshje në fund të sezonit. Janë një ekip me një identitet të qartë, një formacion të mirëpërcaktuar dhe stil loje: Atë që bëjnë, ata e bëjnë shumë mirë. Askush nga ne nuk beson se do jetë e lehtë kundër Interit. Dhe pastaj është një finale, gjithmonë fillon me të dy skuadrat që kanë të njëjtat shanse”, ka thënë De Bruyne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U22 e Kosovës në hendboll për femra ka mbajtur…