Deklarohet Kurzi për masën ndaj Serbisë: Të respektohet marrëveshja e CEFTA-s

23 nëntor 2018 | 18:57

Për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë masë ndaj produkteve serbe është deklaruar edhe kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kurz ka bërë thirrje që të respektohet marrëveshja e CEFTA-s.

“Më vjen  keq që Kosova ka vendosur tarifa ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Duhet mbështetur në bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjes e CEFTA-s për tregti të lirë, nga e cila përfiton gjitha rajoni”, ka shkruar Kurz në “Twitter”.

“Na duhet t’i thyejmë barrierat në vend se të ngriten të reja”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një konference për media…