Deputetët e Listës Serbe po qëndrojnë në Kuvend në pritje të komisionarit Hahn

02 dhjetor 2018 | 14:11

Deputetët e Listës Serbe janë mbyllur në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar një takim me komisionarin evropian për zgjerim dhe fqinjësi, Johannes Hahn, i cili të hënën pritet të vizitojë Prishtinën.

Në një komunikatë të Listës Serbe, është thënë se deputetët e kësaj liste kërkojnë takim me komisionarin Hahn, në mënyrë që ta njoftojnë atë me krizën humanitare e cila “e kërcënon popullin serb për shkak të vendimit të Prishtinës që ta vendos taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe me këtë praktikisht e bllokon shpërndarjen e ushqimit,barërave, shtypit dhe produkteve tjera të nevojshme”.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas mbledhjes së Shtabit të krizës në Mitrovicën Veriore, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë.

“Si përfaqësues politik legjitim, të popullit serb, ata (deputetët) dëshirojnë që komisionerit Hahn t’i tregojnë për veprimet anti-serbe të Prishtinës përmes të cilave nxitet kriza humanitare e drejtuar kundër serbëve në hapësirat e Kosovës”, ka thënë Rakiqi, duke shtuar se deputetët po bëjnë luftë në mënyrë paqësore dhe demokratike, në mënyrë, sic ka thënë ai, që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetesë, për mjekim dhe për ardhmëri.

Qeveria e Kosovës ka rritur taksën nga 10% në 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, si kundërpërgjigjje ndaj fushatës agresive të Serbisë për Kosovën, veprim ky që ka nxitur reagime të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka kritikuar fuqishëm presidentin…