Deputetja e LV-së, opozitës: Mos u frikësoni, nuk do të ikin të gjithë mjekët nga Kosova

29 shkurt 2024 | 11:36

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, ka kërkuar nga opozita që të mos shpërndajnë frikë tek qytetarët për largimin mjekëve nga Kosova.

Në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ajo ka thënë se nuk do të largohen të gjithë mjekët nga Kosova.

Në adresimin e saj, ajo ka thënë se largimi i mjekëve nga vendi është normal.

“Mos u frikësoni dhe mos shpërndani frikë, nuk do të ikin të gjithë mjekët dhe as profesionistët shëndetësor. Prandaj ne jemi këtu, që të ju përmirësojmë kushtet dhe pagat. Do të ik një numër sikurse që ka ndodhur në regjion, sikurse që ndodh në botë. Migrim, thjesht lëvizje për kërkim të kushteve më të mira, por besoj se të gjithë ata do të kthehen siç po kthehen edhe shumë profesionistë nga jashtë për të dhënë konbribuitn në vendin e tyre dhe ne duhet iu krijojmë kushte”, ka thënë Mullhaxha-Kollçaku.

Ajo ka thënë se qeveria Kurti po bën atë që është e mundur për këtë çështje.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme, të cilin e ka ftuar AAK-ja dhe opozita, po diskutohet për gjendjen në shëndetësi.

Në draft-rezolutën që e ka propozuar AAK-ja parashihet miratimi i ligjit për sigurimet shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është goditur…