Deputetja e PDK-së: Vetëvendosja ka vënë në pazar vullnetin e popullit

04 prill 2021 | 15:29

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në emër të popullit ka ushtruar dhunë mbi institucionet, ndërsa sipas saj, tani vullnetin qytetarë e ka vendosur në pazar.

Ajo këtë koment e ka bërë pak orë para nisjes së seancës për votimin e presidentit.

“Partia e cila në emër të moralit politik, që prej themelimit të saj ka ushtruar dhunë mbi institucionet, policinë, pronën publike e private, mbi personat publik dhe familjet e tyre, sot vullnetin qytetar e ka vendos në pazare madje për ironi edhe ka ngritur çmimet e blerjes”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka votat e nevojshme për votimin e presidentit. Mbrëmë votimi ka dështuar të shkojë në raundin e dytë për shkak se në votimin e parë kanë munguar dy vota, ndërsa në të dytin një.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës dhe kryetari i…