Glauk Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e destës së Pashkëve.
Konjufca ka thënë se kremtet në traditën shqiptare festohen në harmoni ndërvëllazërore.
Sot për festën e Pashkëve s’do të mund t’i vizitojmë të afërmit e miqtë për urime, por do të mund t`u dërgojmë urimet më të sinqerta për ditë më të mira. Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca. Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati! Gëzuar për shumë mote Pashkët!”, ka thënë Konjufca.



