Deputetja Matoshi publikon rezultatin e testit për Covid

04 prill 2021 | 15:32

Në medie të ndryshe sot gjatë ditës është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me Covid-19, dhe pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e presidentit.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar Matoshi, duke publikuar tetin për Covid, ku ajo ka rezultuar negative

“Është e turpshme dhe e paprecedent lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetësore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mund të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshpërohuni nga rezultati i testit tim”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…