Deputetja Musliu, ministrit Murati: Je mashtrues recidivist, ke mashtruar mërgimtarët

27 tetor 2022 | 12:45

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve në lidhje me polisat kufitare.

Ajo ka thënë se mërgimtarëve i është premtuar se pagesa për polisë kufitare dhe rimbursimi bëhet online, por  sipas Musliut mërgimtarët janë duke pritur në zyre në Prishtinë për ta bërë pagesën.

“Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recidivist, ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë, sepse u keni thënë se do i heqim polisat, nuk do të paguani fare dhe tani i keni mashtruar sepse as tetë për qind nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësuar me 100 e një mijë kushte, jo duhet me pas kredit kartelë të këtuhit, ata duhet krejt pushimin që e kanë prej 3 javë ditësh me e kaluar në zyrët e qeverisë, në banka dhe tek Byroja e Sigurimeve. Prandaj je mashtrues, gjema një emër tjetër për mashtrues dhe unë do ta them, por unë nuk njoh fjalë tjetër përveç mashtrues. I keni mashtruar gurbetçarët dhe kjo është fakt”, ka thënë Musliu.

Ndërsa ministri Hekuran Murati, ka thënë se fjalori i tillë dhe akuza të tilla nuk përkojnë me vendin ku jemi, “aq më tepër kur janë të pabaza, janë dezinformata ato se duhet të shkojnë në zyre për të paguar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool po mendon të rigjenerojë mesfushën me lojtarë të rinj…