Dervishi emërohet trajner i Drenasit

05 mars 2021 | 13:14

Ramiz Dervishi edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së Drenasit që garon në Ligën e Parë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e këtij klubi, kurse trajneri Dervishi në të kaluarën me sukses ka punuar në skuadrën e Feronikelit.

“Stafit tonë teknik të KF Drenasi i është bashkuar edhe trajneri i mirënjohur Ramiz Dervishi i cili është i njohur për kontributin e tij në sport në komunën tonë. Kryetari i klubit, anëtarët e kryesisë, trajneri dhe gjithë lojtarët i uruan mirëseardhje Dervishit, i cili tani e tutje të gjitha kapacitetet e tij do t’i vë në funksion të klubit tonë. Duke e pasur parasysh se KF Drenasi çdo ditë e më shumë është duke sjellë një frymë të re me ambicie të reja, atëherë ndihma e Dervishit është mese e nevojshme”, thuhet në njoftimin e KF Drenasi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meteorologët parashikojnë se vera e këtij viti në Japoni do…