‘Tokio 2020’ do të jetë Olimpiada më e nxehtë

05 mars 2021 | 13:05

Meteorologët parashikojnë se vera e këtij viti në Japoni do të jetë më e nxehta në histori, një lajm ky që ka trembur jo pak organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” (23 korrik-8 gusht 2021).

Kjo do të krijojë të tjera probleme për një Olimpiadë që deri më tani është përfshirë nga shumë të tilla, që sollën edhe shtyrjen e saj me një vit si pasojë e pandemisë Covid-19. Sipas Universitetit të Tokio, temperaturat e këtij viti do të jenë tepër të larta në periudhën korrik-gusht, duke barazuar temperaturat e Olimpiadës së vitit 1984.

Problem nuk do të jetë vetëm temperatura por edhe lagështia, që do të jetë në  norma përtej limitit. Herën e fundit që Olimpiada është zhvilluar në Tokio (1964), ajo u spostuar në tetor pikërisht për këtë arsye.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka vendosur së fundmi…