Dest nuk do të largohet nga Barça

10 janar 2022 | 12:31

Barcelona po kalon një nga momentet e saj më të vështira, me problemet financiare që e detyruan dhe Leo Messin të largohet nga skuadra ku u rrit dhe fitoi gjithçka.

Presidenti Joan Laporte ka si qëllim që të menaxhojë këtë situatë e ta kthejë Barcelonën sërish në majë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë, referuar dhe problemeve që po hasen në dritaren dimërore të merkatos.

“Blaugranat” kanë arritur marrëveshjen për afrimin e Ferran Torres, por ende nuk e kanë regjistruar, edhe pse lojtari në fjalë pritet që të aktivizohet në Superkupën e Spanjës. Shkak është bërë ekuilibri financiar, pasi Barcelona fillimisht duhet që të shesë ndonjë lojtar, për të bërë më pas afrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur ambasadorin e…