Dhjetë të vdekur nga përplasja e anijeve në Rusi

12 qershor 2018 | 11:48

Së paku dhjetë njerëz kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në Lumin Volga të Rusisë.

“Zhytësit kanë gjetur nëntë trupa – tre burra dhe gjashtë gra” ka cituar agjencia ruse e lajmeve “TASS” një zëdhënës të shërbimeve emergjente, raporton “Rel”.

Një trup tjetër është gjetur më vonë.

Aksidenti ka ndodhur në lum, pranë qytetit Volgograd.

Shkaku i përplasjes së anijeve nuk është ende i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talibanët vranë së paku 14 pjesëtarë të forcave afgane të…