DITË E MIRË

22 nëntor 2019 | 15:44

NURIE EMRULLAI

DITË E MIRË

Sot dita ásht e mirë,
Ashtu m’thanë,
Ashtu m’thanë.

Sot m’thanë shi s’do bí,
Ai s’do ví,
Ai s’do ví.
Ashtu m’thanë,
Ashtu m’thanë.

Unë s’dëgjoja asgjë,
Si dëgjoja më,
Si dëgjoja më.

Nuk do vi thashë,
S’do ketë shi,
S’do ketë shi.

Dita, natë mu bà,
Se nata m’gushëllon,
Mu dhe shpirtin tënd,
Mu dhe shpirtin tënd.

Shpirtin pa trup,
Shpirtin pa trup.

Dita s’ishte më,
Nata erdh tek unë,
Solli dhe atë,
Solli dhe atë.

Atë dhe shiun,
Atë dhe shiun.

Ëndrra të bukura veç nata më sjellë,
Veç ajo,
Veç ajo.

Nesër do vijnë thash.
Nesër do vijnë.
Ai dhe shiu,
Ai dhe shiu.

Dita ka me qenë e mirë,
Ka me qenë e mirë.

Nesër.

 

QYTETI IM

 

Qyteti im që nuk më njeh.
Qyteti që s’m’i di dhimbjet.
Qyteti që s’m’i pa ndarjet.
Qyteti im ku kanë mbetur
dhëmbët e mi të fëmijërisë
Qyteti që ka mbledhur mijëra flokë
që më ranë nga rritja (po shtoj mërzia).
Qyteti im, i fjeturi im.
Zgjohu dhe më shih.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen, fitues i garës së fundit të zhvilluar në…