Dixoni largohet nga Peja

07 mars 2021 | 14:16

KB Peja dhe Dion Dixon kanë ndërprerë bashkëpunimin. Lajmi është bërë i ditur nga klubi pejan në faqen zyrtare.

31-vjeçari u transferua te Peja më 19 dhjetor 2020, teksa arsyet e largimit nuk dihen.

Ndryshe, Peja sonte luan në udhëtim te rivali i vjetër, Prishtina, teksa nga lojtarët e huaj do të paraqiten Brandon Walters, LaRon Dandy dhe Robert Cartwright.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme (e diel), 7 mars 2021, janë…