Djali i Adem Demaçit i bashkohet PDK-së

27 gusht 2019 | 14:34

Doktori Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në mbështetje të Kadri Veselit për kryeministër të ardhshëm të vendit.

Veseli, nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ndihet krenarë për bashkimin e Shqiptar Demaçit si profesionist në PDK.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, një prej kirurgëve më të shquar, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shqiptari është i përkushtuar që energjinë e tij ta drejtojë në shëndetësi dhe ambient.

Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist i dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është zgjedhur nënkryetar…