Drejtori i Fenerbahçes: Kemi një ofertë 20 milionëshe për Muriqin

24 shtator 2019 | 13:03

Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi dhe Evropë. Forma e mirë e reprezentuesit të Kosovës ka bërë që shumë klube evropiane përfshi Manchester Unitedin dhe Juventusin të shfaqin interesim për shërbimet e tij.

Drejtori sportiv i klubit të Fenerbahçes, Damien Comolli, ka zbuluar se ka marrë ofertë prej rreth 20 milionë euro për Muriqin.

“Emrin e skuadrës nuk mund ta them, por mund t’iu them se oferta ka ardhur për afatin kalimtar të janarit dhe është rreth 20 milionë euro”, ka thënë Comolli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar sot psikologu…