Drita, gati për Malmon

09 korrik 2018 | 18:27

Kampionia e Kosovës, Drita, është gati për ndeshjen e fazës së parë të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndaj kampiones së Suedisë, Malmo.

Kjo ndeshje zhvillohet të martën në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë nga ora 20:45.

Trajneri Bekim Isufi dhe futbollistët Ardian Limani dhe Xhevdet Shabani kanë deklaruar se skuadra e Malmos është favorite për këtë ndeshje, por premtojnë maksimumin për të befasuar këtë kundërshtar. Numri i “Intelektualëve” në stadiumin “Adem Jashari” pritet të jetë shumë i madh.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës është pranuar në Asamblenë Parlamentare…