Duranti, ultimatum drejtuesve të Brooklynit: Ose mua ose Nash – Marks

10 gusht 2022 | 15:59

Basketbollisti Kevin Durant ka takuar së fundi pronarët e skuadrës së Brooklyn Netsit, duke ua konfirmuar atyre dëshirën për t’u larguar.

Ky largim do të bëhet vetëm në formë shkëmbimi, me ndonjë skuadër që do të ofrojë të tjerë lojtarë për Durantin. Sipas medieve amerikane, Duranti ka qenë i qartë në kërkesën e tij, duke shprehur edhe pakënaqësitë që ka për drejtuesit aktualë të ekipit. Ai ka thënë se nuk ka më besim te stafi drejtues, ndaj i ka kërkuar pronarit të Brooklyn Netsit që të zgjedhë mes atij apo dyshes Steve Nash-Sean Marks. Mësohet se takimi në mes të palëve ka ndodhur në Londër dhe është cilësuar si i drejtpërdrejtë dhe profesional.

Problem për Durantin është se Netsi kërkon shumë për ta kënaqur lojtarin të largohet. Ai ka ende edhe katër vjet kontratë me Brooklynin, nga e cila do të arkëtojë fillimisht 42.9 milionë dollarë e më pas në vitet e tjera 46.4 milionë dollarë, 49.8 milionë dhe në fund 53.2 milionë dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca ajrore ukrainase kanë bërë me dije të mërkurën se…