Dy medalje të arta për fund

25 korrik 2022 | 20:01

Zyrtari policor në Akadamisë së Policisë Së Kosovës, rreshter Anton Cena e ka përmbyll karrierën sportive si garues duke përfaqësuar Policinë e Kosovës në gara ndërkombëtare në sportin e Judos.

Cena në kampionatin Botëror të Policisë në sportin e Judos, që është mbajtur në Rotterdam të Holandës, ka arritur t’i marr dy medale të arta: Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën si rezultat i luftës së tij me garues më të rinj se ai për rreth 20 vjet diferencë.

Njoftimin për përmbyllje të karrierës garuese, polici Cena e ka bërë publik përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Cena përmes këtij njoftimi ka falënderuar të gjithë komandantët e policisë si dhe ish-presidentin Thaçi i cili e kishte nderuar me titullin “Mjeshtër i Merituar” për promovimin e

vlerave policore.

“Mirënjohje dhe përulje për ish-Presidentin e Shtetit, Hashim Thaçi, që më ka dekoruar me medalen më të lartë shtetërore “Mjeshtër i Merituar” për promovimin e vlerave policore”, ka shkruar Cena.

Postimi i plotë i Anton Cenajt:

Dy medalje të arta për fund…

Sot zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues në kuadër të sportit të Judos!

Të dashur miq,

Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita njëkohësisht.

Në Kampionatin Botëror të Policisë, që u mbajt në Rotterdam të Holandës, arrita t’i marr dy medale të arta: Njërën si kundërshtar i pakonkurrent ndërsa tjetrën e mora si rezultat i luftës sime me garues më të rinj se unë për 20 vjet…

Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes, shtetit dhe popullit, në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo,na pranuan apo jo, na njohën politikisht apo jo… kush me dëshirë e kush për hir të skenarit,duartrokiti Kosovën dhe i uroi fitoren me 2 medale, e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë…

Teksa u ngjita t’i marr këto simbole fitoreje, ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh t’i fal Kosovës derisa të jem gjallë…

Kur erdha në Kosovë dhe lashë Belgjikën kisha vetëm një synim: kudo që të shkelë këmba ime, të buçasë zëri i fitores dhe për këtë m’u desh shumë mund, punë pandalur dhe mbështetje.

Po të isha i vetëm pavarësisht angazhimeve unë nuk do të isha ky që jam, andaj përfundimisht: Të parës që nuk u kursye asnjëherë, familjes sime, faleminderit derisa të jem gjallë sepse pa mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj unë nuk do të ia kisha dalë!

Pa mbështetjen institucionale të Policisë së Kosovës unë do të kisha mbetur vetëm ëndërrimtar andaj faleminderit që besuat se emri im mund ti shkojë për shtati përfaqësimit tuaj në sportin e judos,jam i lumtur që arrita të ju sjell 14 medale të arta dhe 1 të bronztë dhe këtu ju them që krenarinë e uniformës dhe shërbimit të popullit,u mundova t’ua sjell në këtë formë: vetëm me fitore…

Faleminderit në veçanti për Drejtorët e Policisë: Sheremet Ahmeti, Behar Selimi, Reshat Maliqi, Shpend Maxhuni dhe Samedin Mehmeti të cilët nuk u kursyen kurrë dhe më përkrahën fuqishëm…

Mirënjohje dhe përulje për ish-Presidentin e Shtetit, Hashim Thaçi, që më ka dekoruar me medalen më të lartë shtetërore “Mjeshtër i Merituar” për promovimin e vlerave policore.

Faleminderit të veçantë edhe atyre që nuk më mbështetën sepse më mësuan se si të ia dal vetë!

Sot,i them me nder dhe lavdi garave të sportit të Judos: Lamtumirë!

Sponsoret: Jeton Shabani, Anton Sokoli, Lili Hasani ?????

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka takuar sot ambasadorin e…