E ardhmja e Shaqirit, në Liverpool

25 nëntor 2019 | 11:45

Trajneri Jurgen Klopp ka zbuluar se e ardhmja e futbollistit shqiptar Xherdhan Shaqiri është në Liverpool. Në këtë mënyrë trajneri gjerman ka shuar shpresat e Arsenalit që ta transferojë Shaqirin në afatin kalimtar të janarit.

“Përse më duhet të flas për diçka që nuk është interesante për ne. Ai qëndroi pesë javë i lënduar dhe nuk ka mundur të luajë. Para lëndimit, po, mbase kemi folur se ai nuk po luante aq sa dëshironte. Kjo është e gjitha. Nuk kam çfarë të shtoj. Kur jam me të, ai është plotësisht i lumtur këtu”, ka thënë Kloppi. “Natyrisht se Shaqiri e ka të ardhmen këtu. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpoolin”, ka deklaruar Kloppi.

Në anën tjetër edhe Xherdan Shaqiri vazhdon të insistojë për mos t’u larguar nga Liverpooli, edhe pse hapësirat e tij në këtë skuadër janë të pakta. Futbollisti me prejardhje nga Kosova sapo është rikthyer nga një lëndim që e mbajti rreth gjashtë javë jashtë fushave. Sikurse Kloppi, edhe Shaqiri ka mohuar zëra se do të largohet nga “Anfield”-i. 28-vjeçari ka deklaruar se ka të ardhme te Liverpooli, pasi pret të marrë një rol kryesor në ekip. “Unë mendoj se kam të ardhme ende te Liverpooli. Dua ta pres rastin tim që të marr një rol kryesor në skuadër në javët e ardhshme ashtu siç ka thënë Kloppi”, ka deklaruar Shaqiri. Gjilanasi këtë edicion ka luajtur në vetëm katër takime për “The Reds” dhe në total ka 25 minuta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për publikimin e…