Edi Rama: Putin është i sëmurë, por Brukseli nuk duket shumë i shëndetshëm

23 qershor 2022 | 15:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përdori një krahasim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe “Bruksel-it zyrtar” gjatë fjalës së tij para mediave.

“Iu them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm”, theksoi Rama pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ai shtoi se tema kryesore e mbledhjes ishte Maqedonia e Veriut.

Kjo, edhe pse 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve.

“Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin”, tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje.

“Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s”, ravijëzoi sërish Rama.

Kryeministri u angazhua se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë lëvizur dhe do lëvizin për të ringjallur këtë frymë të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ishte shumë larg pritshmërive në sezonin e parë…