Efektet e fushës antimagnetike (antigravitacionale ((-G)) të tokës

24 korrik 2019 | 19:34

Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (8)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fusha antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga toka është e vetmja forcë që e parandalon goditjen e tokës nga Hëna, e mbron tokën nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë qoftë meteor asteroid, e shkakton efektin e baticës dhe zbaticës, përkatësisht është forca e vetme që e ngre nivelin e deteve dhe oqeaneve, e mbron tokën nga rrezatimet e ndryshme, sidomos nga erërat vdekjeprurëse të diellit, që jep formë vertikale botës bimore pavarësisht prej pozitës se ku ndodhet dhe shumë e shumë efekte të tjera.

Efekti i fushës antimagnetike në rrotullimin e trupave

Dëshirojmë apo nuk dëshirojmë ta pranojmë, fusha antimagnetike (antigravitacionale) ((-B) ⃖) është e vetmja forcë që ndikon në rrotullimin e trupave qiellorë. Po të mos ekzistonte kjo fushë antimagnetike, Hëna as që do të ekzistonte, me miliarda vite më parë do të ishte përplasur me tokën.

Hëna nuk ka fushë magnetike të fortë por vetëm një magnetizim të padukshëm nga toka, prandaj nuk mund të ketë fushë antimagnetike, ky është argumenti që rreth Hënës nuk rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, por as nuk mbrohet nga goditja e trupave qiellorë,prandaj është e rrezikshme, sepse kohë pas kohe bien trupa mbi sipërfaqen e Hënës.

Gjasat për të qëndruar në Hënë janë absolutisht të pamundshme për shkak të mungesës së kësaj force. Shkuarja në sipërfaqen e Hënës është sikur loja e roletës ruse, që në çdo kohë mund të mos ekzistosh. Mjafton të shikohet sipërfaqja e Hënës nga goditjet, nuk do fare komente.

Venera dhe Merkuri janë trupa që nuk kanë fusha magnetike as fusha antimagnetike, prandaj nuk ka asnjë trup që rrotullohet rreth tyre, nga fakti se nuk posedojnë fushë antimagnetike, përkatësisht nuk posedojnë fushë mbrojtëse.

Ndikimi i fushës antimagnetike në rrotullimin e Hënës rreth tokës

Ashtu sikur toka që rrotullohet rreth boshtit të vet, me shpejtësi këndore ɷ1, njëjtë edhe Hëna kohë më parë është rrotullar rreth boshtit të vet, por me një shpejtësi më të vogël ɷ2. Në një kohë jo të largët është përplasur mbi sipërfaqen e Hënës një trup i cili kishte në përbërjen e tij materiale ferromagnetike.

Në këtë trup qiellor ferromagnetik që e kishte goditur Hënën, vepron forca e fushës antimagnetike e tokës ((-B) ⃖), e cila nuk e lejon trupin ferromagnetik në sipërfaqen e Hënës të bëjë rrotullime rreth qendrës,ashtu siç bën rrotullime toka rreth boshtit të vet në raport me diellin.

Për ta kuptuar më thjeshtë, Hëna rrotullohet rreth boshtit të vet në kahje të kundër me akrepat e orës, kështu pas çdo rrotullimi ne gjithmonë e shohim më parë pikën (b) pastaj pikën (a), dhe asnjëherë nuk ndodhë që ne ta shohim pikën (a) para pikës (b). Për këtë arsye themi se Hëna nuk rrotullohet rreth boshtit të vet në raport me Tokën, sepse pikat (a) dhe (b) mbesin gjithmonë në të njëjtat pozita në raport me rrotullimin e tokës (shih figurën 36).

Fusha antimagnetike përkatësisht antigravitacionale që ka buruar nga toka e zhvlerëson idenë se ndonjëherë Hëna ishte pjesë e tokës, prandaj Hëna asnjëherë nuk ka qenë pjesë e tokës.

Batica dhe zbatica

Forca e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga toka në drejtim të Hënës ka një intensitet dhjetëra herë më të lartë se vetë fusha magnetike e tokës, prandaj kjo forcë nuk e lejon Hënën të përplaset për tokë ndërsa në të njëjtën kohë, nën veprimin e forcës shtytëse e shtynë ujin nga detrat dhe oqeanet në drejtim të Hënës (shih figurën 37).

Kështu që as forca gravitacionale e Hënës e as ajo e diellit absolutisht nuk ka asnjë ndikim në efektin e baticës dhe zbaticës.

Arsyeja se pse niveli i ujit ngritët në të dy anët e tokës bëhet nga fakti se forca tërheqëse e ciklonit të tokës e tërheqë Hënën në drejtim të tokës, kurse forca e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) i kundërvihet kësaj force, prandaj vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) hasin në rezistencën e Hënës, kështu që kjo forcë transferohet në anën e kundërt të tokës, duke e ngritur nivelin e ujit në të dy anët.

Shembull i thjeshtë

Një fëmijë dy apo trevjeçar në një distance prej 20 centimetrave është në gjendje ta fikë një qiri të ndezur mbi tortën gjatë festimit të ditëlindjes, por unë dhe shumë të tjerë nuk kam mundur ta fikim të njëjtin qiri duke e tërhequr ajrin, madje në një distancë prej më pakë se dhjetë centimetrave.

Prandaj ku mund ta tërheq fusha gravitacionale e Hënës dhe diellit ujin nga toka, këtë ligj e kanë vendosur ata që nuk kanë pasur asnjë lidhje me realitetin, dhe këto të pavërteta mësohen fatkeqësisht edhe sot në të gjitha nivelet shkencore, dhe fatkeqësia më e madhe se përsëritet në ç’do kohë nga NASA, ESA ….turp të besohet në këto.

Jeta në Mars iluzion apo realitet

Pasi që rreth planetit të Marsit rrotullohen dy trupa të vegjël, ekziston mundësia e prezencës së një fushe shumë të dobët magnetike dhe antimagnetike, por sa janë gjasat që njerëzit të dërgohen në Mars, edhe pse NASA pretendon që njerëzit mund të dërgohen për të jetuar në Mars, duke krijuar fusha magnetike përmes burimeve të ndryshme, gjasat janë afër zeros.

Por, le ta kuptojnë një herë e përgjithmonë ekspertët e NASA-s ESA-s, por edhe të gjitha agjencive të tjera hulumtuese, se as uji e as fusha magnetike artificiale nuk janë elementet e para për vendosjen e jetës në Mars. Absolutisht, fusha magnetike artificiale në planetin e Marsit nuk ka asnjë efekt pozitiv, përkundrazi ka efekte shumë negative në organizmin e njeriut. Fusha magnetike artificiale nuk e mbron aspak planetin e Marsit nga goditjet as nga rrezatimet, por shkakton pasoja katastrofale në organizmin e njeriut, nën veprimin e fushave antigravitacionale të diellit, tokës, por edhe të trupave të tjerë qiellorë, fushat magnetike artificiale do të jenë katastrofale për njeriun.

Dërgimi i njerëzve në Mars përmes anijeve fluturuese, të ngjashme me të tanishmet, që udhëtohet drejt stacionit hapësinor që ndodhet rreth 200 kilometra nga toka, është dërgim i njerëzve drejt çmendurisë.

Nëse tentohet që me anijet fluturuese të tanishme me të cilat udhëtohet në stacionin hapësinorë,  do të dërgoheshin njerëz në Mars, sado moderne që të jenë, nuk janë të pajisura me elementin bazë,i cili i mbron njerëzit gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në planetin e Marsit.

Këto anije fluturuese duhet të jenë të pajisura me gjeneratorë që gjenerojnë rrymë elektrike 24 orë. Nga kjo rrymë elektrike duhet krijuar fusha magnetike, prej të cilave do të përfitohej fusha antimagnetike.

Masa e kësaj pajisjeje është ekstrem e papërballueshme për anijet fluturuese, prandaj teknologjia e tanishme përmes përdorimit të këtyre energjive nuk i plotëson kushtet e vendosjes së jetës në planetin e Marsit.

Prandaj, për ta vendosur jetën në Mars, ekziston një element kryesor që nuk e njeh NASA e asnjë agjenci tjetër e hulumtimeve që jeta në një planet të vendoset, është niveli i fushës antimagnetike që konsiderohet si kushtetutë e jetës në një trup qiellor.

E vetmja fushë antimagnetike është ajo që e mbron planetin e Marsit nga rrezatimet, kurse uji vjen si element i dytë i cili ndikon në rritjen e bimëve.

Për ta vërtetuar së pari se a posedon fushë antigravitacionale planeti i Marsit, duhet të dërgohen shumë bimë në vende të ndryshme dhe të provohet nëse ato rriten në formë vertikale apo shtrihen në sipërfaqe.

Nëse bimëve në Mars iu plotësohen kushtet dhe rrinë të shtrira në sipërfaqe, tregon se fusha antimagnetike e Marsit është e papërfillshme prandaj as që duhet të tentohet dhe shpenzohet për dërgime të njerëzve në planetin e Marsit.

Por, në të kundërtën, nëse bimët rriten në formë vertikal kuptohet se kemi një fushë antimagnetike, por sa do të jetë intensiteti i saj nuk e dimë, por nëse kemi një fushë të fortë antimagnetike ka mundësi që ta çrregullojë trurin e njeriut tërësisht, dhe njeriu të shndërrohet në makinë vrasëse, prandaj investimet do të dështojnë.

Prandaj, kthimi i planetit të Marsit në një planet të banueshëm do të bëhej lehtë përmes ndonjë filmi Hollivuadian, por gjasat reale për dërgimin të njerëzve në Mars përmes NASA-s janë një hap i pamenduar fare. Vijon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli e ka pësuar edhe golin e dytë në ndeshjen…