Ekonomia në Shqipëri po rimëkëmbet më shpejt

13 gusht 2021 | 15:34

Ekonomia në Shqipëri do të rimëkëmbet më shpejtë se parashikimet këtë vit, pas goditjes që mori një vit më parë nga kriza e pandemisë si rrjedhojë e karantinës tremujore dhe masave të tjera kufizuese.

Këto janë pritshmëritë e Bankës Qendrore të evidentuara në raportin tremujor të politikës monetare. Sipas Bankës Qendrore në Shqipëri ndikim në rikuperimin më të shpejtë se pritshëmritë kanë dhënë sektori prodhues, ai shërbimeve si dhe energjisë elektrike.

“Ecuria pozitive e treguesve të ekonomisë në tremujorin e parë dhe përmirësimi i besimit në ekonomi krijojnë premisa për norma më të larta të rritjes ekonomike edhe tremujorin e dytë”, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Shqipërisë.

Me gjithë parashikimet optimiste, Banka Qendrore ka vlerësuar se përhapja e varianteve të reja të virusit Covid mund të rrezikojë ekonominë e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së…