Eros Grezda prezantohet te Manisa

27 korrik 2022 | 12:48

Futbollisti Eros Grezda edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Manisas, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë për nga rëndësia në Turqi.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi turk me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa. Jam në një klub me projekte. Shpresojmë që së bashku ta çojmë Manisan në Superligë, vend që e meriton të jetë”, ka thënë Grezda.

Sulmuesi nga Gjakova e mbylli aventurën e tij me Shibenikun teksa në kampionat u aktivizua gjithsej në 12 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asistime. Grezda ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Zalaegerszegi, Osijek, Rangers, Lokomotiv Zagreb, Zavrc, Aluminij dhe Grazer.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…