Escobar thotë se Asociacioni duhet të themelohet

17 gusht 2022 | 21:20

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, ka thënë se SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Jemi në kërkim të zgjidhjeve që mundësojnë stabilitet rajonal”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se në takim me Kurtin është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e…