Escobar thotë se formimi i Asociacionit do ta zgjidhte çështjen e dinarit

12 mars 2024 | 15:47

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë Serbe do ta zgjidhte çështjen me dinarin.

Escobari, mes tjerash përsëriti se Asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

“Atëherë ende nuk na kanë dhënë një përgjigje të hapur. Ne inkurajojmë që Kosova të ecë përpara. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të jetë një Republikë Srpska, nuk do të ketë fuqi ekzekutive, që do të krijonte probleme ligjore”

“Është thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe që t’i koordinojnë në gjuhën serbe për qytetarët e Kosovës”.

“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime, pse nuk ka hapa përpara. Dinari do të zgjidhej përmes Asociacionit. Duam që Kosova të ecë sa më shpejt përpara”, ka thënë Escobari në një bashkëbisedim me gazetarët në Bruksel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Gjykatës së Lartë në Tiranë ka nisur…