Familja Dervishi përfituese e projektit për ndërtimin e stallës së bagëtive

30 tetor 2018 | 13:56

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kanë vizituar fermën e lopëve, pronë e familjes Dervishi nga Kostërci i kësaj komune, e cila është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës së bagëtive.

Jashari ka thënë se familja Dervishi nga Kosterci është shembull i mirë i punës dhe angazhimit familjar, që nëpërmjet blegtorisë, të zhvillohen ekonomikisht si familje, dhe shtim të të mirave materiale e ekonomike nga ky sektor.

“Kjo familje që ka fermë të lopëve qumështore, është përfituese e projektit për ndërtimin e stallës për 30 krerë lopë gjithsej. Së bashku me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, kemi vizituar këtë fermë dhe u ndava i lumtur me punën e bërë në ndërtimin e fermës, që pritet të përfundojnë brenda tri javëve. Familja Dervishi ka pas fat të keq muaj më parë, pasi i janë djegur gjashtë krerë lopë brenda stallës. Qeveria ime është e përkushtuar të mbështes sektorët e bujqësisë, ashtu siç bëmë pak javë më parë, me subvencionim të fermerëve me makina mjelëse dhe për bletarë me koshere. Ndihma jonë për bujqit e komunës së Skenderajt, do të vazhdojë pa u ndal!”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…