Ferrari: Humbëm titullin pa nisur sezoni

12 dhjetor 2019 | 16:52

Drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto, ka thënë se ai nuk priste që makina italiane ta fitonte titullin kampion këtë sezon. Sipas tij, Ferrari e kishte humbur betejën me Mercedesin që para se të niste sezoni.

Binotto ka habitur me deklaratën se makina Ferrari nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të dueluar me Mercedesin.

“Mendoj se garën me Mercedesin e humbëm qëkur u dizajnua makina e re Ferrari. Nuk ishim kompetitivë që në fillim të sezonit”, ka thënë Binotto. “Projekti i Ferrarit 2019 nuk ishte mjaftueshëm i mirë që në startin e sezonit. Gjithashtu, edhe zhvillimi gjatë sezonit nuk ishte ai që pritej krahasuar me rivalët. Punuam shumë, por ishte e pamundur”, ka shtuar Binotto, referuar faktit që Mercedesi i fitoi 8 garat e para sezonale.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit në Mal të Zi ka vërtetuar vendimin…