FIBA Europe Cup veçon basketbollistin Dardan Berisha

26 shtator 2022 | 19:38

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup i ka kushtuar një artikull ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillohen nga nesër deri më 30 shtator.

FIBA Europe Cup ka zgjedhur 10 basketbollistë që duhet veçuar në këtë fazë, ku gjendet Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës, transmeton Klan Kosova.

“Një lojtar që është sinonim i FIBA Europe Cup. Berisha ka qenë basketbollisti kryesor i edicioneve të mëparshme të Sigal Prishtinës, duke përfshirë mesataren e 27.7 pikëve për lojë në edicionin 2019-2020”.

“Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës do të jetë i etur për të siguruar që skuadra e tij të arrijë në grupet e FIBA Europe Cup, për herë të gjashtë në historinë e tyre – ndërsa në vitin 2019 regjistruan suksesin më të madh, ku u kualifikuan në Top 16”, shkruan ndër të tjera faqja e FIBA Europe Cup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu, i cili në ndeshjen kundër Irlandës së…