Filloi aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK

25 janar 2021 | 14:56

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka filluar aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, për vitin 2021, i cili aksion do të vazhdojë të realizohet për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Qendra Mjekësore e FSK-së së bashku me Regjimentin Mjekësor dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. Dhurimi vullnetar i gjakut në këtë kohë është më se i nevojshëm, duke parë nevojat e përditshme për gjak të QKTGJK, por edhe mjaft sfiduese për shkak të gjendjes së vazhdueshme me pandeminë Covid-19.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e angazhuar që përmes dhurimit vullnetar të gjakut të gjendet sa më afër qytetarëve, për t’u dalë në ndihmë atyre që më së shumti u nevojitet gjaku në këtë situatë pandemie.

Në ditën e parë, aksionit vullnetar i janë përgjigjur një numër i madh i zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Dhurimi vullnetar i gjakut, në kuadër të FSK-së, tashmë është bërë traditë me moton “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i…