Derbi Gjilani-Drita (live)

02 maj 2018 | 16:00

Ka filluar derbi më i madh në futbollin e Kosovës në mes të Gjilanit dhe Dritës.

Kryesuesja e elitës, Drita që luan në këtë ndeshje në cilësinë e skuadrës mysafire kundër rivalëve lokalë, kërkon fitore në mënyrë që t’i ofrohet edhe më shumë titullit të kampiones në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Në anën tjetër Gjilani nuk ka synime të mëdha në këtë edicion, por derbin ndaj rivalëve historik dëshiron ta fitojë. Ndryshe stadiumi në Gjilan është i stërmbushur me tifozët “Skifterat” dhe “Intelektualët” të cilët si gjithmonë po dhurojnë spektakël në tribuna.

Formacionet:

Gjilani: Kaçiu, Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Papuçi, E.Hyseni, Shaqiri, Kosumi, Sadriu, Rusi. Haxhimusa. Trajner: Alban Hyseni

Drita: Rexhepi, Kuka, Limani, Gërbeshi, Leci, B.Shabani, E.Krasniqi, D.Musaj, Xh.Shabani, A.Fazliu. K.Rexha.
Trajner: Bekim Isufi

Gjyqtarë: G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, D.Çaka

——————————————————————————

5’ Minuta e pestë po zhvillohet, kurse rezultati në mes Gjilanit dhe Dritës vazhdon të jetë 0-0. Kosumi provon me një gjuajtje, por pa problem për Dritën. Mirëpo atmosfera nga ana e të dyja tifozërive është mjaftë e mirë.

7’ Drita del në sulem, por krosimin e Lecit e largon Papuqi në këndore dhe rezultati vazhdon të jetë 0-0.

13’ Gjilani rrezikon një sulem të mirë, pas daljes së gabuar nga Gërbeshi, por gjuajtja përfundimtare e Sadiut përfundoi në duart e portierit Rexhepi.

23’ Thaqi harkon nga korneri, kurse kapiteni Ylber Kastrati me kokë gjuan jashtë portës së Dritës.

27’ Drita del në sulem, por Kuka ndalet në mënyrë të parregullt. Gjyqtari Genc Nuza me karton të verdhë e ndëshkon Gëzim Rusin e Gjilanit.

28’ Nga gjuajtja e lirë gjuan fuqishëm Xhevdet Shabani, por Kaçiu e largon topin. Rezultati vazhdon të jetë 0-0, kurse atmosfera në nivel të lartë.

35’ Gjilani ka kaluar në epërsi 1-0. Skuadra e Alban Hysenit e pati kontrollin e lojës dhe pas një aksioni të mirë Kosumi asiston për Ergon Hyseni, i cili e dërgon nga afërsia topin në rrjetën e portës së Dritës.

39’ Xhevdet Shabani ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të ashpër në Gëzim Rusin. Lojtarët e Gjilanit kanë kërkuar karton të kuq për Shabanin, por ashtu nuk mendoi gjyqtari Nuza.

44’ Nxehet derbi në mes Gjilanit dhe Dritës, sikurse edhe ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve. Drilon Musaj është lojtari i dytë i Dritës që ndëshkohet me karton të verdhë. Rezultati vazhdon të jetë 1-0 për Gjilanin.

45+2 Kastriot Rexha e ka barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë. Sulmuesi prishtinas iu ka shmangur mbrojtësit Bekteshi dhe më kokë realizoi për 1-1. Ky është goli i 14 i Rexhës në këtë kampionat.

HT: Përfundon pjesa e parë në derbin e Anamoravës me rezultat 1-1. Për Gjilanin shënoi Hyseni, kurse për Dritën shënoi Rexha.

46’ Filloi pjesa e dytë e derbit më të madh në futbollin e Kosovës në mes Gjilanit dhe Dritës.

46’ Në aksionin e parë të pjesës së dytë, Gjilani provoi të shënoi, por pa sukses.

47’ Gjilani provoi edhe një tjetër herë të gjejë golin e epërsisë, por Rusi u bllokua dhe nuk arriti të dërgoi topin në rrjetë.

50’ Drita del në sulem, por Astrit Fazliu e dorëzon topin të lojtarët kundërshtar.

51’ Musaj harkon bukur deri të Rexha, i cili kësaj radhë gjuan larg portës së Kaçiut.

63’ Viktor Kuka ndëshkohet me karton të verdhë.

64’ Edison Kçiku inkuadrohet në lojë në vend të Shaqirit.

69’ Trajneri i Dritës, Bekim Isufi e ka inkuadruar në lojë Përparim Livorekën në vend të Astrit Fazliut.

70’ Zëvendësuesi Kçiku është lojtari i dytë që ndëshkohet me karton të verdhë në skuadrën e Gjilanit, kurse trajneri Alban Hyseni e inkuadron Hasan Hysenin në vend të Sadriut.

76’ Drita provon të shënon nga ndërprerja, por Leci gjuan jashtë portës. Bekim Isufi nxjerr nga loja Bujar Shabanin dhe inkuadron Haxhi Nezirajn.

80’ Tifozët e Dritës “Intelektualët” në vazhdimësi po e mbështesin skuadrën e tyre, duke kërkuar fitore. Në anën tjetër edhe Gjilani ka përkrahjen maksimale nga “Skifterat”. Rezultati vazhdon të jetë 1-1.

81’ Gjilani provon me Haxhimusën dhe Papuqin, por gjuajtjet e tyre nuk ishin të sakta.

85’ Drita e patë një rast të mirë, por gjuajtjen e Krasniqit e ndali Donat Kaçiu.

87’ Portieri Kaçiu dhe Hasan Hyseni nuk lejojnë që Gjilani të pësoi golin e dytë.

89’ Gjilani bënë zëvendësimin e radhës. Në vend të golashënuesit Hyseni inkuadrohet Aliu.

93’+ Xhevdet Shabani gjuan larg portës së Gjilanit, rezultati mbetët 1-1. Ndeshkohet portieri i Gjilanit me karton të verdhë, pas zhegitjes së lojës.

Përfundoi ndeshja derbi në mes Gjilanit dhe Dritës me rezultat 1-1. Ky rezultat i konvenon skuadrës së Bekim Isufit, pasi edhe Prishtina luajti baras ndaj Feronikelit (0-0). Diferenca në mes këtyre dy skuadrave vazhdon të jetë tri pikë.

Rezultatet

FT: Liria-Trepça ’89                              0-2
FT: Gjilani-Drita                                    1-1
FT: Feronikeli-Prishtina                      0-0
FT: Llapi-Drenica                                  1-0

Redakisa online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Romës, Alisson Becker e ka lavdëruar yllin e…